Foto ilustrim

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur të dielën në fshatin Siboc të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa është njoftuar se nga rrahja janë lënduar katër persona, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF-në e Podujevës.

Sipas PK-së, të dyshuarit, pas trajtimit mjekësor janë arrestuar.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton raporti 24 orësh i policisë./Llapi.info