Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Pejë, kjo me qëllim se kanë rrahur dy të tjerë për kontest pronësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj K/Shqiptarë”, thuhet në raportin e policisë.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.