Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Podujevë si pasojë e një mosmarrëveshje pronësore, dy të dyshuar, kanë sulmuar fizikisht një femër dhe tre të mitur (fëmijët e tyre), raporton Llapi.info
Sipas PK-së, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa ty të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Podujevë 13.06.2019 – 00:15. Raportohet se pas një mosmarrëveshje pronësore dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë kanë sulmuar fizikisht një femër dhe tre meshkuj K-Shqiptarë të mitur (fëmijë të tyre). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thotë PK./Llapi.info