Dy persona janë arrestuar gjatë ditë së djeshme në Podujevë, për shkak të një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, raporton Llapi.info
Si pasojë e këtij konflikti fizik, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor.
Siç njofton Policia e Kosovës, të dy persona janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Podujevë 04.04.2019-17:29. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e sotëm të PK-së./Llapi.info