Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi kanë debutuar në skenën më të madhe të futbollit evropian, Ligën e Kampionëve.

Dyshja kosovare u aktivizuan për Spartën e Pragës sonte në ndeshjen ndaj Salzburg në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Ekipi çek arriti të triumfonte me rezultat bindës, 3:0 për të bërë një nismë të mbarë në këtë kompeticion.

Ndonëse jo siç do të dëshironim, si startues, Rrahmani e Krasniqi patën minutat e tyre në pjesën e dytë.

Albion Rrahmani u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të, kurse Ermal Krasniqi pas tetë minutash.

Debutim në Champions bëri edhe mesfushori kosovar, Qazim Laçi i cili ishte startues, madje edhe shënoi golin e tretë të vendasve.