Gjykata e Apelit, e ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin B.B.
Apeli njofton se, i pandehuri B.B., po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe “Kanosje”, pasi që më 26 qershor në Prishtinë, e kishte kanosur të dëmtuarën SH.A. dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të saj, në prezencën e vajzës së tyre 8 vjeçare
Apeli ka gjetur se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, transmeton Klan Kosova.