Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij, njofton Llapi.info
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00 të paradites.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info