Në Rahovë të komunës së Mitrovicës, ka filluar rrebesh i fuqishëm i shiut.

Në videon e publikuar nga Meteo Kosova, shihen pamje nga momenti i reshjeve të shiut.

Ndërkohë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për ndryshim të motit, duke paralajmëruar shi dhe shkarkesa rrufesh nga sonte, dhe të premten.