Një sistem frontal që kalon mbi vend orëve të para të ditës, sjell kushte për reshje lokale shiu në vend.

Gjatë ditës reshjet mbeten më të lokalizuara në perëndim e veri të vendit, ndërkohë që vransirat fillojnë të shpërndahen e do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 20C e 22C, njofton Prishtina Weather.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 4-10m/s.

Ditën e enjtë sërish kemi një periudhë më stabile, kryesisht me diell dhe temperatura prej 23C e 24C. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave paraqiten kushte për mjegull. Ditën e premtë vransirat shtohen, e pasdite dhe mbrëmje paraqiten kushte për rrebeshe shiu, që vazhdojnë gjatë mëngjesit të ditës së shtunë.

Pasditen e së shtunës do të ketë edhe intervale me diell, ndërkohë që temperaturat maksimale zbresin në 17C. Kryesisht me diell parashihet moti të dielen, orëve të hershme të mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave. Temperaturat minimale zbresin në 6C, të dielen.