I deportuari Osman Karakaya , ka treguar gatishmëri të plotë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë së shtetit turk për të fituar nga ulja e dënimit, bëjnë të ditur mediat turke, përcjell Gazeta e Re.

O.K, pas deportimit në Turqi, gjatë intervistimit në Drejtorinë e Policisë së Pendik të Stambollit ka deklaruar se do të bashkëpunoj me Prokurorinë, sikur edhe e ka pranuar fajin për çfarë edhe akuzohet, shkruan e përditshmja turke ‘YeniTan’, përcjell Gazeta e Re.

O.K, ka pranuar se ka qenë anëtar dhe përgjegjës për një sektor të caktuar të organizatës FETO dhe se ka marrë pjesë në krime të ndryshme të organizatës në fjalë.

Sipas YeniTan, O.K, ka  dhënë edhe shumë informata për veprimtarinë e FETO-s në Ballkan konkretisht në Kosovë.

I akuzuari me nofkën “Doktori”, O.K. ka pranuar se ka blerë tokë për ndërtimin e një ferme ku bëhet fjalë për rreth diku 60 hektar tokë. Në këtë pronë përveç tij kanë hise edhe shumë ish-politikanë nga Kosova, zyrtarë fetarë nga Shqipëria, dezertorët nga Turqia, anëtarë e partisë BDI nga Maqedonia dhe biznesmen të ndryshme Kosovar.

Sipas O.K. FETO në Kosovë ka financuar shumë portale dhe media, disa prej tyre: Koha Ditore, Gazeta Express, Zëri, Dnevnik, Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni dhe shumë OJQ të tjerë.

Aktivitete të tjera kur janë bërë  mbledhjet e “bamirësisë” janë realizuar nga ‘Fondacioni Atmosfera me seli në Prizren’, ndryshe ky fondacion ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe si ndërmjetësues ndërmjet pjesëtareve të FETO-s me politikanet Kosovar kur është bërë fjalë për bashkëpunim.

Ndryshe, për organizatën FETO, janë  bërë shumë hulumtime dhe shkrime  për veprimtarinë e tyre në Ballkan dhe vendet e Rajonit, dhe hulumtimet kanë vënë në pah se struktura FETO në Kosovë vepron në shumë fusha edhe atë nga fusha e edukimit, biznesit, organizata jo qeveritare deri në burokraci.

Ata mbrohen dhe ruhen nga politikanët shqiptar të Kosovës, pjesëtarët e shtetit të thellë në Kosovë, si dhe pjesëtarët e partisë shqiptare që janë në koalicion me pushtetin, Partin Demokratike të Kosovës, PDK, AAK, dhe Nismën. Themeluesit dhe përkrahësit e këtyre partive janë, me shumicë, ish- pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, posaçërisht, pjesëtarët e bindjeve të majta, janë mbrojtësit më të rëndësishëm të FETO-s në Kosovë, shkruan gazeta “YeniTan”