Dokumentari “Expose” prodhim i “Gazeta Blic” sjell këtë javë rrëfimin e dhimbshëm të familjes Brestovci nga Ferizaj, familje kjo e cila në natën e 27 korrikut të vitit 1994 humbi djalin e tyre 6 vjeçar, Fidan Brestovci.
6 vjeçari, Brestofci u vra pabesisht në mënyrë tinëzare nga polici serb Boban Kërstiq, në rrugën në mes të fshatrave Rahovicë e Softaj të komunës së Ferizajt.
Familja Brestovci po ktheheshin në Prishtinë nga një aheng familjar ku kishin qenë tek miqtë e tyre në Rahovicë.
Familja gjatë rrugës has në një patrullë policore serbe e cila përbëhej nga Boban Kërstiq dhe Zlatibor Tasiq.
Pa ndonjë paralajmërim polici Kërstiq shtin në drejtim të automjetit që drejtohej nga Bajrush Brestovci, ku nga 29 fishekët e zbrazur nga pushka automatike vritet në vend 6 vjeçari, Fidan Brestovci dhe plagos rëndë nënën e tij.
Nëna e tij, 26 vite më vonë ndan ekzluzivisht për dokumentarin “Expose” gjithçka ndodhi atë natë tmerri.
Më poshtë i’u sjellim rrëfimin e plotë të familjes Brestovci: