Dy të rinjtë, Fitore Kastrati dhe Rexhep Bytyçi, kanë vendosur ta lënë Kosovën dhe të zhvendosen në Gjermani për punësim dhe jetesë.
Kosova nuk ofron kushte për punësim dhe kjo ka bindur Kastratin dhe Bytyçin që të kërkojnë vende pune jashtë vendit, raporton televizioni publik i Kosovës.
Ata shprehen se në Kosovë nuk ka kushte, dhe përkundër se kanë diplomuar, nuk po mund të gjejnë punë
Shumë të rinj, të ardhmen e tyre e shohin si të punësuar jashtë shtetit. Por, që atje të shkojnë të përgatitur, kanë vendosur të përvetësojnë një profesion. Andaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, ka organizata që ofrojnë trajnime si në degën e infermierisë.