I është dhënë lamtumira e fundit Shpëtim Kabashit i cili punonte si ndërtimtar.
E pamja është hapur për të ndjerin Shpëtim Kabashi të cilin e mbyti rrufeja. 23 vjeçari u godit nga rrufeja të shtunën në mbrëmje deri sa ishte duke punuar si punëtor ndërtimtarie në Gjakovë.
Djali i axhës së të ndjerit, Mentor Kabaashi, e përshkruan viktimën si djalë të urtë dhe punëtor.
Edhe fqinjët e Shpëtimit kanë vetëm fjalë të mira për të Shpëtimin.
Ceremonia e varrimi të 23 vjeçarit është zhvilluar në mesditë në varrezat e fshatit.
Bashkë me viktimën ishte duke punuar edhe Shkëlzen Rrustemi, 37 vjeçar nga fshati Celinë i cili po ashtu mori lëndime të rënda trupore nga rrufeja.
Rrustemi është duke u trajtuar në QKUK dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e cila po e heton rastin.