Ndërhyrja në Kosovë ishte për njerëzit, përfundimisht për njerëzit, thuhet në mesazhin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, ditën kur festohet 19-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimi nga forcat serbe.

Në një video të shpërndarë nga Ambasada e Britanisë, ushtarët britanikë rrëfejnë momentet e para të hyrjes përmes kufijve të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Vozitja nëpër rrugë, kalimi nëpër fshatra e qytete, të shohësh njerëzit duke dalë nga shtëpitë e tyre, pamja e konfuzit, ngazëllimit, mosbesimit, dhe pastaj gëzimi i pastër kur na shihnin neve tek po vinim”, rrëfen eksperiencën e tij njëri nga komandantët britanikë që kishte hyrë ndër të parët në Kosovë.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/rrefimi-tejet-emocionues-i-ushtareve-britanike-per-diten-e-clirimit-547168/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright