Kryesia e KF. “Llapi” ka intervenuar sot ne infrastrukturën e stadiumit “Zahir Pajaziti”, duke shtruar bari të cilësisë së lartë. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur, trajneri i KF. “Llapi”, Tahir Batatina.

“Sot kryesia e KF. “Llapi” ka marr iniciativën që të rregulloj infrastrukturën e stadiumit “Zahir Pajaziti”. Si rezultat i bashkëpunimit mes firmës “Batatina” dhe firmës “Dumnica Group”, në fushë është shtruar bari i cilësisë së lartë, kjo pasi që në ndeshjen e zhvilluar kundër KF. “Prishtina” fusha u dëmtua shumë për shkak të kushteve atmosferike”, ka thënë Batatina.

Ai ka treguar se në stadiumin e KF. “Llapi”, “Zahir Pajaziti”, priten të bëhen edhe intervenime në ulset e shikuesve, por, sipas tij, nuk dihet se kur do të bëhet një intervenim i tillë.

KF. “Llapi” të shtunën në ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” do të zhvilloj ndeshjen e rradhës me KF. “Ulpiana”./Llapi.info

6

10402935_863711463668227_3757198663837478626_n