Dy persona janë arrestuar sot në Podujevë për veprën penale ‘Rrëmbimi’.
Policia ka njoftuar se sot një person ka dëshmuar në Polici se ka pranuar një thirrje telefonike nga shoku i tij, i cili i tha se është rrëmbyer nga dy persona të qytetit të Ferizajt dhe është dërguar në drejtim të panjohur.
Ai po ashtu i kishte treguar dëshmitarit se personat e dyshuar e kishin kontaktuar viktimën lidhur me një borxh të vjetër të vëllait të tij.
Viktima kishte pësuar lëndime trupore, tё njëjtit iu ёshtё ofruar tretman mjekёsor.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, pas njё pune intensive, kanё pranuar informacion lidhur me lokacionin e personave tё dyshuar, nё koordinim me Stacionin Policor Podujevë, dy (2) tё dyshuarit e këtij rasti janё arrestuar nё Komunën e Podujevës.
Tё dyshuarit e arrestuar janё sjellur nё Drejtorinё Rajonale tё Policisё nё Pejё, ndёrsa viktima kishte pësuar lëndime trupore, tё njëjtit iu ёshtё ofruar tretman mjekёsor.
Tё gjitha veprimet janё marrё ne koordinim tё plotё me Prokurorin e Shtetit, dhe pas inetrvistimit nga Hetuesit me vendim tё Prokurorit tё Shtetit dy (2) tё dyshuarit ndalohen pёr 48-orё”, thuhet në komunikatë.