Ish-shtëpia e mallrave “Gërmia” në Podujevë është rrënuar nga pronari i saj, për të ndërtuar lokale dhe banesa në të njëjtin vend.
Pronari i saj, Ragip Mustafa, ka bërë kërkesë në Komunën e Podujevës për rrënim, e cila i është përgjigjur pozitivisht, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mustafa njëkohësisht e ka dorëzuar edhe dokumentacionin tjetër, nëpërmjet të cilit ka kërkuar leje ndërtimi për dy kate lokale dhe gjashtë kate banesa, siç i lejohen me Planin Zhvillimor Urban.
Zyrtarë të AKP-së, thonë të mos kenë përgjegjësi nëse pronari ia ndërron destinimin ndërmarrjes së privatizuar… (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)