Unik Statovci, 5 muajsh e gjysmë nga Batllava e Komunës së Podujevës është diagnostikuar me një infeksion virusal në mushkri që quhet (Cytomegalovirus interstital pneumonia- CMV), njofton Llapi.info
I njëjti është duke qëndruar në spitalin Tirsova të Beogradit. Mesatarja e qëndrimit për një natë në këtë spital është 300 euro, derisa nuk dihet deri kur do të zgjasë mjekimi i vogëlushit. Në këtë spital, Uniku gjendet që 10 javë, teksa mjekët e Beogradit, tashmë kanë konstatuar se djali i tij, vuan nga një infeksion virusal në mushkri që quhet Cytomegalovirus interstital pneumonia (CMV).
E, për trajtimin e plotë të sëmundjes së djalit i cili i ka vetëm 5 muaj jetë, duhet një shumë e konsiderueshme e parave.
Për t’i dalë në ndihmë familjes Statovci nga Batllava e Komunës së Podujevës janë shprehur të gatshëm shumë persona. Madje, sot edhe kanë filluar aksione për të grumbulluar mjete për Unikun.
Në dy xhamitë e Podujevës “Met Podjeva” dhe “Xhamia e Vjetër”, pas namazit të xhumasë janë grumbulluar 1160 euro, iniciativë e cila ishte marrë nga shoqëria e babait të Unikut.
Ndryshe, babai i Unikut, Valmiri, ka thënë se shpenzimet për shërimin e djalit të tij janë të mëdha. Duke shtuar se për shërim e ka dërguar në Beograd, ka kërkuar nga vullnetmirët që t’i dalin në ndihmë./Llapi.info
Ata që dëshirojnë ta ndihmojë Unikun:
Valmir Statovci/ BKT
Nr i Xhirollogaris : 1901573890321122
Iban : XK051901573890321122
SWIFT CODE: NCBAXKPR