Më shumë se 100 nxënës të fshatit Godishnjak të Podujevës, sot kanë humbur procesin mësimor.

Kështu kanë thënë për Llapi.info banorët e këtij fshati. Ata thanë se rruga e cila dërgon nga ky fshat tek shkolla është tërësisht e bllokuar nga bora dhe se kjo edhe ka pamundësuar depërtimin e kombit i cili bartë nxënësit e këtij fshati.

B.B banor i Godishnjakut, tha se disa nga këta fëmijë janë nisur edhe në këmbë për të shkuar në shkollë, por që ata janë detyruar të kthehen prapa.

Përveç kësaj, banorët e këtij fshati thonë se fëmijët e tyre janë të rrezikuar edhe nga qentë endacak./Llapi.info