136 mijë e 651 euro është vlera e cila komuna e Podujevës ka fituar nga granti DEMOS, njofton Llapi.info.
Gjithë këto mjete, sipas kryetarit të komunës së Podujevës, Agim Veliu do të investohen në vazhdimin e rregullimit dhe pastrimit të shtratit të lumit Llap dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbruara.
Veliu në Facebook ka shkruar “se grantin në vlerë prej 136,651 euro, të cilin e kemi fituar nga DEMOS, falë performancës së mirë të Komunës së Podujevës, kemi vendosur ta shfrytëzojmë për financimin e dy projekteve: Vazhdimin e rregullimit dhe pastrimit të shtratit të lumit Llap dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbëruara”
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari në një takim me menaxherin e projektit të DEMOS, Prend Krasniqi, finalizuan marrëveshjen e bashkëpunimit të Grantit të Performancës./Llapi.info