Komuna e Podujevës ka filluar të shpenzojë për mobilimin e Administratës së re komunale, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, 2,240 janë ndarë që kjo administratë të furnizohet me perde. “Furnizimi me montimi me perde për objektin e ri të Komunës”, titullohet kontrata.
Për këtë tender, Komuna e Podujevës ka planifikuar t’i shpenzojë deri në 4 mijë e 500 euro, ndërsa ka nënshkruar atë me ofertë më të vogël, gjegjësisht 2 mijë e 240 euro. Sipas kontratës, numri i tërheqjes së tenderit ka qenë 23.
Por, kur bëhet fjalë për objektin e ri të Komunës, duhet theksuar se zvarritja e funksionalizimit është bërë që prej vitit 2013. Komuna vazhdimisht fajësonte Komisionin Evropian.
Zvarritja e vënies në funksion të këtij objekti ka bërë që Podujeva të mos ketë bibliotekë të qytetit prej më shumë se një vit.
Komuna pati vendosur që derisa të ndërtohet objekti i ri i bibliotekës, e njëjta të zhvendoset përkohësisht në objektin ekzistues të administratës komunale. Por, një gjë e tillë s’ka ndodhur. Kjo pasi që ende s’është zhvendosur komuna e vjetër që t’i lirohet hapësira bibliotekës së qytetit. Studentët vazhdimisht janë ankuar për mos pasjen e një salle leximi.
Zyrtarët patën thënë se shumë shpejt Komuna e Podujevës pritët të marrë përkohësisht epitetin e bibliotekës së qytetit, e kjo funksiononte në objektin e ish-Komitetit që u rrënua për t’u zgjeruar një rrugë./Llapi.info