Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë pritur që kandidatët e mundshëm ta përfundojnë një trajnim siç parashihet me një udhëzim administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e pastaj ta rishpallin konkursin, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa deri tash këto shkolla janë udhëhequr me ushtrues detyre. Opozitarët disa herë e kanë ngritur këtë çështje, duke akuzuar pushtetin në Podujevë se po tenton që të zgjedhë kuadro politike për t’i udhëhequr këto shkolla.

Kanë kaluar më shumë se dy vjet prej kur u ka skaduar afati i kontratave të drejtorëve, por rreth 30 shkolla të Podujevës po synohet që tash të bëhen me drejtorë të rregullt. Drejtoria e Arsimit në këtë komunë ka shpallur konkurs për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë për gati 30 shkolla të Podujevës.

Së paku dy herë kishte dështuar përpjekja për të zgjedhur drejtorët e rinj. Ndërsa, ka kohë që nuk ishte ripërsëritur ky konkurs.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).