“Ta Pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin, shtëpinë tonë të përbashkët” OJQ-ja “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” dhe “Iniciativa Qytetare Orllan” , së bashku me banorët e Orllanit kanë organizuar aksion për pastrimin e këtij liqeni, shkruan Indeksonline.
Pjesëmarrës në këtë aksion ishin rreth 70 vulletar.
Qëllimi i këtij aksioni përveç pastrimit është që java e fundit e prillit te jetë tradicionalisht javë pastrimi për rreth liqenit Batllava në Orllan..
Po ashtu, pritet që në vitet e ardhshmë të organizohet edhe aktivitete të tjera.
Pjesëmarrës në aksionin e sotëm ishin zyrtar nga Komuna e Podujevës , shoqata te peshkatarëve, administrator nga faqja Malësia e Gollakut , banorë të shumtë te Orllanit dhe vizitorë.
Dy anët e rrugës nga muri i Liqenit Batllava deri te Kulla e Heroit Zahir Pajaziti dhe pjesa rreth Liqenit deri te Plepat u pastruan në tersi nga vullnet pjesëmarrës.
Materialet shpenzuese si doreza dhe qese janë mbështetur nga komuna, ndërsa bartja e mbeturinave u bë nga kompania e pastrimit.
Mirëpo, këta pjesëmarrës mbështetën edhe nga shumë donator sa i përket ushqimit dhe pijeve, siç janë: familja e Muharrem Hoxhes , Restaurant “Adriatiku” , Restaurant “Liqeni” , Market “Riza” , Market “Jetoni” dhe Market “Arlindi” .
Duke e pas parasysh që Orllani është një vend atraktiv për turizëm OJQ-ja SDK bën thirrje që të gjithë vizitorëve që e vizitojnë Liqenin Batllava ta ruajnë ketë bukuri natyrore.