Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës po i trajton 880 pacientë të infektuar me Sars-Cov2.

Sipas raportit të ShSKUK-së, aktualisht të konfirmuar me Sars-Cov2 pozitivë janë 729 pacientë, ndërsa 151 pacientë tjerë janë në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë në të gjitha spitalet rajonale, 33 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 679 janë me asistim të aksigjeno-terapisë.

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

ShSKUK po trajton 880 pacientë nga Covid-19

Nga raportime e ditës së diele, 28 mars 2021, të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 880 pacientë nga Sars- Cov-2.

729 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.

151 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

679 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 357 pacientë

13 në gjendje të rënduar

294 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

298 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 117 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 89 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 30 pacientë

Klinika e Pulmologjisë 89 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 9 paciente

Mjekimi Intensiv -COVID, 9 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 523 pacientë

20 në gjendje të rënduar shëndetësore

435 të konfirmuar pozitivë

381 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 126 pacientë

Spitali i Gjakovës, 90 pacientë

Spitali i Pejës, 74 pacientë

Spitali i Gjilanit, 118 pacientë

Spitali i Ferizajt, 60 pacientë

Spitali i Mitrovicës,34 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë