Stina e pranverës sjell jo vetëm bukuritë natyrore por dhe shkëlqimin e diellit. Përfitimet nga rrezet e diellit janë të shumta,pasi dielli heq stresin, eliminon ankthin dhe nxit kujtime pozitive.
Helioterapia është një terapi bazuar në ekspozimin ndaj diellit për të trajtuar çrregullime të llojeve të ndryshme. Ne kemi përjetuar një dimër të gjatë ku mungesa e dritës e ka errësuar humorin tonë dhe sapo dalin rrezet e para të diellit ne menjëherë ndjehemi më të gëzuar dhe të shëndetshëm.
Kjo ndjenjë e mirëqenies dhe ngrohtësie që na jep ekspozimi ndaj diellit është rezultat i një ndërveprimi kompleks midis sistemit fiziologjik dhe rrezeve të diellit. Një shëtitje në ajër të pastër ose pak çaste relaksi nën rrezet e diellit është e rëndësishme dhe e dobishme për shëndetin tonë.
Dielli dhe rrezet e tij janë një ilaç natyral për shëndetin tonë dhe mirëqënien.
Ja disa përfitime që kanë rrezet e diellit tek ne:
Për kockat: të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është vitamina D. Është e qartë se për të përfituar më mirë rrezet e diellit, lëkura duhet të jetë e zhveshur, prandaj ne vishemi hollë mënyrë që të ekspozojë sa më shumë lëkurë të jetë e mundur në dritë. Ndër efektet më të rëndësishme që ofron helioterapia në lëkurë, është transformimi i vitaminës D në formën aktive (D3)që është kryesore për shëndetin e lëkurën tonë. Përveç luftimit të osteoporozës, aktivizimi i vitaminës D në komponentin e tij aktiv është thelbësor për trajtimin e reaktizmit të shkaktuara nga mungesa e kësaj vitamine.
Mban larg sëmundjet: koha e mirë me diell na ofron mundësinë të zbavitemi pas një ditë pune,duke bërë një shëtitje në ajër të pastër e cila ul nivelin e stresit dhe rrit prodhimin e serotoninës. Jo vetëm që sistemi imunitar bëhet më i fortë, por përmirëson dhe humorin tonë.Ditët me diell gjithashtu na japin motiv për tu larguar nga jeta sedentare duke u bërë aktiv për të dal për një ecje e cila përmirëson qarkullimin e gjakut e gjithashtu na ndihmon të humbim peshë.
Nxit humorin e mirë: nxehtësia nxit ndjesi të këndshme dhe kujtime pozitive. Le të përqendrohemi në rrahjen e zemrës dhe frymëmarrjen tonë. Marrja e një momenti për t’u ulur në një stol dhe për të parë botën rreth jush bëhet një meditim i vogël ditor. Mendja zgjohet dhe kreativiteti rritet, sepse papritmas krijohet një hapësirë për të perceptuar një ndjenjë të thellë të paqes dhe mirëqenies nën rrezet e ngrohta të diellit.Dita e bukur dhe e nxehtë rizbulon brenda nesh kënaqësinë e të qëndruar në paqe dhe qetësi./ATA/