Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Livadicë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Burime të Llapi.info bëjnë të ditur se drejtuesi i automjetit ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, ku me ç’rast Policia i është vënë në ndjekje
Siç mëson portali, vozitësi i automjetit duke u munduar t’i ikë Policisë, ku më pas edhe është vetë-aksidentuar në fshatin Livadicë.
Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident ka edhe persona të lënduar, derisa forca të shumta policore janë parë në vendin e ngjarjes./Llapi.info