Avioni ushtarak Super Galeb G4 i armatës serbe në të cilin gjendeshin dy pilotë, është rrëzuar në orët e hershme të mëngjesit afër qytetit Kovaçica, transmeton “Zëri.info”.
Edhe pse të dy pilotët kishin katapultuar para se të rrëzohej avioni, prapë majori Robert Kaloci ka vdekur në vend, derisa majori Aleksandar Matiç, ka marrë lëndime të rënda dhe pa vetëdije është dërguar në spitalin ushtarak.
Avioni është rrëzuar në një arë afër Kovaçices, ndërsa dëshmitarët thonë se në një moment motori i avionit ishte ndalur së punuari. Në vendngjarje është krijuar një krater nga shpërthimi i avionit pas rrëzimit.
Super Galeb G4 është avion trajtimi i cili ishte në fluturim të rregullt trajnimi.