Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, një punëtor derisa ishte duke vendosur disa kabllo të internetit në një shtyllë i është rrëzuar shkalla dhe ka rënë në tokë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.