Një shtyllë elektrike është rrëzuar nga era e fuqishme në rrugën “Demokracia” në fshatin Sfeçël të Podujevës, njofton Llapi.info
Nga rrëzimi i kësaj shtylle është ndërprerë furnizimi me rrymë derisa, edhe rruga ka qëndruar e mbyllur.
Sipas dëshmitarëve që edhe kanë dërguar foton, kjo shtyllë tash e një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të keqe derisa nuk është intervenuar asnjëherë.
Në ndërkohë kujtojmë, se nga era e fuqishme që sot ka përfshirë Podujevën, ka bërë që në shumë vende të ketë mungesë të rrymës./Llapi.info