Foto ilustrim

Dy persona janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje në fshatin Bajqinë të Podujevës, njofton Llapi.info

Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, me ç’ rast edhe janë dërguar për tretman mjekësor.

“Fsh. Bajqinë, Podujevë 04.01.2019 – 12:05. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info