Gjashtë nxënës janë rrahur mes vete brenda një shkolle në Podujevë, njofton Llapi.info
Policia përmes raportit 24 orësh thotë se si pasojë e kësaj rrahje, njëri prej tyre është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor në QMF-Podujevë.
Pesë nxënësit e tjerë, pas intervistimit në prani të prindërve me vendimin e prokurorit, u dërguan në qendrën e mbajtjes për 24 orë.
“Podujevë 27.03.2019 – 17:20. Në datën e lartshënuarraportohet një rrahje në mes të gjashtë (6) nxënësve brenda objektit të një shkolle, moshë e mitur meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e rrahjes një person viktima mashkull K/Shqiptar, ka marrë tretman mjekësor në QMF-Podujevë, ndërsa pesë personat e tjerë të dyshuar pas intervistimit në prani të prindërve me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërkaq, Policia nuk ka njoftuar se në cilën shkollë ka ndodhur incidenti./Llapi.info