Dy persona janë arrestuar në Podujevë, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, të njëjtit janë babë e djalë, ndërkohë që të dytë kanë pësuar lëndime trupore.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./Llapi.info