Foto ilustrim

ersona të panjohur kanë sulmuar një grua në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Dyshohet se për shkak të ushtrimit të dhunës fizike ndaj saj, i kanë shkaktuar ndërprerje të shtatzënisë. Rasti ka ndodhur më 5 prill.

“Është raportuar se persona deri me tani të panjohur fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.