Një polic në Podujevë është sulmuar nga një person në rrugën “Zahir Pajaziti”, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ndërkohë që është bërë e ditur se i njëjti ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë, 25.04.2021 – 21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info