Mendimi për motin – 25.09.2024

Mot stabil përfshinë vendin në ditët e ardhshme. Të enjten do të mbretërojë mot me kthjellime e diell. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, derisa ato maksimale shënojnë rritje deri në 25C e 27C. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s.

Kryesisht me diell parashihet moti edhe ditën e premtë dhe të shtunë, me maksimale deri në 28C e 29C të shtunën. Ditën e diel sërish vransirat kalojnë mbi vendin që sjellin kushte për të reshura shiu dhe rënie drastike të temperaturës në 15C e 14C. Në vise të larta malore mbi 2000m, priten edhe reshje dëbore. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 8C e 12C. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, e nga dita e diel ndryshon drejtimin në verilindore, që frynë me hove deri në 13m/s.