Numri i vizitorëve të huaj në Kosovë është rritur nga viti në vit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në maj 2024, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj, në hotele ishte 51 528, prej tyre 39,3% ishin vendorë dhe 60,6% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin maj të vitit 2023 (sa ishin 48 553 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 6,1%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 120 092, prej tyre 50,99% nga vendorët dhe 49,0% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Prishtinës me 13 251, vizitor dhe më 22 281, net-qëndrimi.

Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Maj 2023) ka rritje te vizitoreve për 19,6%. Në total 31 268, vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj.