Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Abri e Poshtme të komunës së Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e rrokullisjes me traktor, teksa po punonte tokën.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skenderaj bëjnë të ditur se i njëjti është dërguar atje në gjendje të rëndë dhe po vazhdon të trajtohet aty.