Një veturë është rrokullisur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Trudë.

Si pasojë e humbjes së orientimit, vetura ka kaluar matanë rrugës në greminë.

Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, derisa Policia e Kosovës më herët përmes një komunikate për media ka apeluar tek të gjithë ngasësit të kenë kujdes të shtuar në trafik./Llapi.info