Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku pas mesnatës së diele në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti teksa shtoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ahmeti poashtu konfirmoi se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 00:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti