Një 55-vjeçar vdiq pasi u godit nga rrufeja derisa po mblidhte ushqim për kafshët në Petrovë të Prizrenit.
Dëshmitari që shkoi i pari në vendngjarje tha se i ndjeri mori shumë lëndime në disa pjesë të trupit, derisa deklaroi që zhurma e goditjes së rrufesë u dëgjua goxha larg. Ndërsa nga emergjenca thanë se viktima u dërgua pa shenja jete.
Familjarët të cilët tashmë kishin hapur të pamën, nuk deshën të flasin për ngjarjen.