Ngricat dhe temperaturat nën zero që kanë mbizotëruar këto ditë mbi vendin tonë kanë bërë që rruga Kërpimeh- Kaqandoll të jetë vështirë e kalueshme.
Edhe pse kjo rrugë është e mbuluar me borë dhe akull, qytetarë të cilët e përshkojnë këtë rrugë janë ankuar se tashmë e një javë nuk është ndërmarrë asgjë lidhur me këtë problem, shkruan Llapi.info.
Sipas tyre, akulli i formuar mbi asfalt ka bërë që kalueshmëria në këtë rrugë të jetë tepër e rrezikshme.
Llapi.info ka kontaktuar edhe me zyrtarë komunal në Komunën e Podujevës, mirëpo ata kanë thënë se kjo rrugë nuk është nën përgjegjësinë e Komunës.
“Ajo është rrugë regjionale dhe është nën kompetencat e Ministrisë së Infrastrukturës”, thanë ata./Llapi.info