Rruga e cila lidh qytetin e Podujevës me atë të Prishtinës, është në gjendje tejet të rëndë, transmeton Llapi.info
Sipas disa fotografive të shpërndara nga ‘Komiteti Orllan’ në Facebook shihet edhe rruga e cila është në gjendje jo të mirë dhe për këtë kanë reaguar edhe banorët e këtij fshati. Sipas kësaj faqeje fshatarët janë ankuar disa herët te organet komunale për gjendjen jo të mirë të rrugës.
Mirëpo, sipas tyre ndonëse është premtuar që nga viti 2015 se do të asfaltohet një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Kujtojmë se në prill të vitit 2016 Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe ministri i Infrastrukturës në atë kohë Lutfi Zharku, kanë nëshkruar një memorandum për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Podujevës. Ku në bazë të këtij memorandumi përfshijnë asfaltimin e rrugëve në fshatrat Dobërdol, Majac, Kushevicë, Batllavë-Dyz dhe Herticë-Surdullë, pastaj, asfaltimin e rrugës Ballaban-Orllan dhe asfaltimin e rrugëve në qytetin e Podujevës.
Lexo edhe : Veliu dhe Zharku nënshkruan memorandum për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Podujevë