Sa herë që bie një rigë shiu, ‘Rruga e Xhamisë’ në Podujevë bëhet e pa kalueshme.

Kjo për faktin se të dy anët e kësaj rruge, ngjitur me xhaminë e qytetit ‘Met Podjeva’,  janë në nivel më të lartë sesa shtresa për kalim me automjete, shkruan Llapi.info.

E për një gjë të tillë banorët e lagjes thonë se për të frekuentuar në këtë rrugë po e kanë shumë të vështirë.

Thonë se nëse presin derisa të rregullohet ky segment rrugor i cili është në planin e qytetit, atëherë kalimi në këtë rrugë vetëm sa do vështirësohet.

Kujtojmë se në këtë pjesë të qytetit janë duke u bërë edhe punimet në urën mbi lumin Llap, urë e cila do të shërbej për lidhje të qendrës së qytetit me pjesën veriperëndimore të lumit./Llapi.info