Rruga që qon në fshatin Bajgorë të Mitrovicës është e rrezikuar nga shembja e dheut. Një pjesë e dheut tashmë veçse gjendet në asfaltin e kësaj rruge, njofton Llapi.info. Kjo gjendje në këtë rrugë është tash e sa kohë, ndërsa askush deri tani nuk ka ndërmarrë asgjë.

Në redaksi të portalit Llapi.info kanë arritur disa foto të cilat pasqyrojnë gjendjen në të cilën gjendet kjo rrugë.

Fshati Bajgorë është pjesë e komunës së Mitrovicës, por ai frekuentohet shumë edhe nga llapjanët, të cilat rrezikohen vazhdimishit nga shembja e dheut në këtë pjesë./Llapi.info

13271482_10206154489452331_1870924152_o
13242078_10206154490012345_654759623_o
13242269_10206154489932343_300046138_o