Është publikuar videoprojekti i rrugës së re Thumanë-Fushë Krujë-Kashar.
Kjo rrugë, sipas këtij videoprojekti, do të ketë 14 nënkalime, 34 rrugë dytësore, 12 ura dhe 3 mbikalime dhe do të lidhë veriun e Shqipërisë e Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” e me Portin e Durrësit.
Ajo tanimë është në fazën finale të përgatitjes për zbatim.