Prindërit e fëmijëve të shkollës fillore “Xheladin Rekaliu” në Podujevë po ankohen se mungesa e ndricimit të rrugës që shpie tek kjo shkollë është bërë e rrezikshme ngase, kjo sipas tyre tani po errësohet herët dhe nuk shihet pothuajse asgjë në këtë rrugë, njofton Llapi.info.

Qytetari(emër i njohur për redaksinë) ka thënë se mungesa e ndriçimit gjithashtu po bënë qe prindërit të kenë vështirësi t’i gjejnë fëmijët e tyre ne errësirë, në orët e pasdites duke e ditur se nga ora 16:00 tani fillon të errësohet.

Ai ka bërë kërkesë që komuna të intervenojë në këtë rrugë që të ketë ndricim publik.

Foto Faqja Podujeva Night: