Disa çanta me para që ranë nga një automjet i blinduar në një autostradë në Kaliforninë Jugore i bëri shoferët të dalin nga veturat, të cilët janë përpjekur të marrin sado pak një shumë të parave.

Siç raportojnë mediat botërore, ky rast ka ndodhur të premten, derisa automjeti i blinduar po shkonte nga San Diego në një zyrë Federale të Sigurimit të Depozitave.

Disa thasë me para u hapën, duke shpërndarë kartëmonedha nga 1 dhe 20 dollarë në gjithë autostradën.

Në disa pamje që u shpërndanë shihen njerëzit duke qeshur dhe duke u hedhur në ajër derisa mbanin tufa me para.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona, njoftojnë autoritetet.