Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, në takimin publik që është mbajtur sot me qytetarë ka njoftuar qytetarët me projektet që janë realizuar në kuadër të Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Podujevë, njofton Llapi.info.

Sipas tij, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 në Podujevë janë asfaltuar disa rrugë në fshatrat Merdar, Shakovicë, Konushec, Peran, Orllan dhe janë duke u kryer punët për asfaltimin e rrugës në një lagje të fshatit Obrançë.

“Gjithashtu është nënshkruar kontrata për asfaltimin e rrugës Podujevë-Livadicë dhe disa lagjeve në Livadicë. Janë kryer procedurat e prokurimit edhe për disa projekte të tjera të asfaltimit të rrugëve të planifikuara për këtë vit”, ka thënë Rudari, përcjell Llapi.info

Rudari tha se projektet e planifikuara për investime kapitale dhe subvencione për vitin 2016 janë duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë./Llapi.info