Ish deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ka ngushëlluar për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjeve kombëtare, Adem Demaçit, në moshën 82 vjeçare. Mustafa ka thënë disa fjalë mjaftë emocionuese me rastin e vdekjes së tij.
“Heroi im!
-Prometheu i Vendit, Adem DEMAÇI
-Demaçi, disidenti i çështjes shqiptare
-Demaçi, njeriu që përbuzte frikën
-Ligjërimi i hapur kombëtar
-Udhëheqësi politik dhe ushtarak i UÇK-së
-Udhëheqësi politik dhe ushtarak, 50 vite të luftës për liri
E di, dheu shqiptar do të jetë i lehtë për Heroin e Kombit!”, përfundon statusi i Mustafes.