Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se kundërargumentin që e përdorën me një paragraf të marrë nga Kushtetuta e Serbisë u bë propagandë kundër tyre.

Ai tha se pikërisht është e kundërta e asaj që po thuhet, njofton Klan Kosova.

“Nuk e kemi përdorur si argument por si kundërargument për ta qartësuar veprimin antikushtetues të Kosovës, i cili me dekretin e djeshëm nuk i është referuar Kushtetutës së Kosovës dhe s’ka pasë si t’i referohet, përveç Kushtetutës së Serbisë që e parasheh një gjë të tillë çfarë ka bërë Thaçi”.

“Në asnjë mënyrë nuk është cituar apo përdorur si dispozitë kushtetuese por si demantim i dekretit të presidentit, i cili është krejtësisht si pabazuar në Kushtetutën e Kosovës.

“Nuk gjetëm asnjë argument kushtetues-juridik për ta kontestuar kërkesën e VV-së, natyrisht që u shërbyen me propagandë të tillë për shkeljen e rëndë që ka bërë presidenti dje dhe në vazhdimësi”.

Rrustemi në Info Magazinë tha se janë të bindur në një përgjigje pozitivë të Gjykatës Kushtetuese edhe pas vendimit për masë të përkohshme.

“Dekreti i presidentit është argument për ta shpallë jokushtetues”.